Kos: Shqipëria ka bërë përparime të jashtëzakonshme së fundmi

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka vlerësuar përpjekjet e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar arritjet në reformën e sistemit gjyqësor dhe krijimin e institucioneve të pavarura kundër korrupsionit, si SPAK.

Në një intervistë për A2CNN, ajo e cilësoi këtë si një sukses të jashtëzakonshëm në dy vitet e fundit dhe vlerësoi frymën pro-evropiane në vend. Kos gjithashtu theksoi objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të përfunduar pjesën teknike të negociatave deri në fund të vitit 2027.

Ajo pohoi se ky qëllim është i realizueshëm me mbështetjen e Komisionit Evropian, por nënvizoi se janë ende shumë reforma për t’u zbatuar, veçanërisht në fusha si bujqësia, siguria ushqimore dhe ekologjia. Ajo përmendi se, edhe pse grup-kapitujt janë hapur, sfida tani është mbyllja e tyre, duke nënkuptuar vazhdimin e reformave të nevojshme për të arritur standardet evropiane.

Komisioni Evropian, sipas saj, do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në këtë rrugë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *