Sindikatat e Minatorëve të Trepçës kanë shprehur shqetësim për kushtet e punës brenda minierës, duke theksuar se situata po përkeqësohet çdo ditë.
Sipas tyre, shumë punëtorë përballen me dëmtime serioze në shëndet për shkak të lëndimeve në punë. Në reagimin e sindikatave theksohet se aksidentet e përditshme brenda minierës kanë lënë shumë minatorë me pasoja të përhershme.
Ata theksojnë se përveç dëmtimeve të dukshme, ka shumë raste që nuk regjistrohen publikisht, duke nënkuptuar një situatë alarmante që nuk mund të trajtohet thjesht si statistikë. Sindikatat kërkojnë masa të menjëhershme nga menaxhmenti për të filluar trajnime në siguri dhe për të marrë masa mbrojtëse, duke argumentuar se minatorët nuk mund të vazhdojnë të punojnë në kushte të tilla të rrezikshme.
Ata kërkojnë gjithashtu që qeveria të ndërhyjë me investime në pajisje të reja dhe përmirësime infrastrukturore, duke theksuar se minatorët janë thelbësorë për funksionimin e minierës dhe për ekonominë e vendit.

Leave a Reply