Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 24 nëntor rreth orës 09:00 në fshatin Gadime e Ulët, ku një grua dyshohet se është sulmuar me sëpatë nga ish-bashkëshorti i saj.
Viktima, e identifikuar me inicialet S.A., u godit në shtëpinë e saj, pavarësisht urdhrit mbrojtës që ishte në fuqi ndaj ish-bashkëshortit, K.E. nga Suhareka.
Rasti u raportua në polici nga vëllai i saj, i cili njoftoi autoritetet për incidentin e rëndë. Pas sulmit, i dyshuari është larguar me një makinë Renault të kuqe, ndërsa forcat policore po punojnë për ta kapur.
Fatmirësisht, gjendja shëndetësore e gruas është raportuar të jetë stabile. Ndërkohë, njësitë policore dhe ato emergjente kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.
Autoritetet vazhdojnë të kërkojnë të dyshuarin dhe po marrin masa për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij akti të dhunshëm.

Leave a Reply