Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur detaje mbi buxhetin e parashikuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të zhvillohen më 28 dhjetor 2025.
Për organizimin e këtyre zgjedhjeve, është planifikuar një buxhet prej 7 milionë e 771 mijë e 486 euro. Miratimi i këtij buxheti është bërë në një mbledhje të KQZ-së, ndërsa shuma është e ngjashme me atë të dedikuar për zgjedhjet e rregullta të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti, që kapte vlerën e 8.7 milionë eurove.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka theksuar se pasi të përfundojë miratimi i planifikimit buxhetor, kërkesa do të dërgohet në Qeverinë e Kosovës për aprovim. Kjo procedurë është ndjekur edhe më parë në raste zgjedhjesh të parakohshme apo të paparashikuara në vend.

Leave a Reply