Gjykata Supreme ka vendosur në favor të K.J., duke i njohur të drejtën për pension veterani të UÇK-së, pas një ndryshimi të vendimit nga Gjykata e Apelit.
Ky vendim i jep paditësit të drejtën për pension, duke filluar nga 28 qershori 2021, deri në kohën kur do të ekzistojnë kushtet ligjore për përfitimin e tij. Në një njoftim të publikuar, Gjykata Supreme deklaroi se revizioni i paraqitur nga K.J., nga D., R.
e Sh., u pranua si i bazuar, duke ndryshuar kështu vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Apelit. Vendimi u mor pasi Ministria e Financave, Punës dhe Transferave, përmes departamentit përkatës, kishte refuzuar kërkesën e K.J.
për njohjen e pensionit personal si veteran i UÇK-së. Paditësi, pas refuzimit nga gjykatat më të ulëta, kishte apeluar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, AA.nr.436/2024, të datës 10 mars 2025, duke përdorur shërbimet e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për të parashtruar revizionin në Gjykatën Supreme.

Leave a Reply