Gazetari Artan Hoxha u ndalua sot në mëngjes në kufirin me Greqinë, pasi autoritetet greke e kanë shpallur atë person non-grata, duke e detyruar të kthehet mbrapsht.
Ky veprim ka ngjallur reagime, ku deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, e cilësoi si një abuzim të madh ndaj vlerave evropiane. Bido theksoi se ky është rasti i dytë në pak vite kur gazetarët shqiptarë pengohen në kufi për shkak të raportimeve të tyre.
Ai shtoi se është e papranueshme që në një shekull modern, autoritetet e një shteti evropian të ndikohen nga nacionalizmi i së kaluarës. Deputeti vuri në dukje se mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve, përfshirë ato të Çamërisë, është detyrë e çdo gazetari dhe qytetari shqiptar.
Në të kaluarën, edhe gazetari Marin Mema u shpall person non-grata nga Greqia, duke treguar se ky fenomen nuk është i ri.

Leave a Reply