Hekuran Murati, Ministri i Financave nga Vetëvendosje, ka komentuar për situatën në Prishtinë pas ndërprerjes së linjave të trafikut urban, duke e cilësuar këtë si një “betejë politike” e iniciuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe jo përgjegjësi e Qeverisë, siç pretendojnë ata.
Murati ka mbështetur deklaratat e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila kishte ofruar mundësinë për thirrjen e një seance në Kuvendin e Kosovës për buxhetin e Prishtinës para se të shpërbëhej ai. Ai theksoi se Osmani i kishte dhënë Lumir Abdixhikut një mundësi për të votuar buxhetin për tre komunat, RTK-në dhe marrëveshjet ndërkombëtare para shpërbërjes së Kuvendit.
Murati kritikoi LDK-në dhe Lumir Abdixhikun për përdorimin e kësaj çështjeje për qëllime politike, në dëm të qytetarëve të Kosovës. Ai kujtoi se kishte paralajmëruar për problemet me Trafikun Urban një muaj më parë.

Leave a Reply