Haradinaj në përvjetorin e Pavarësisë: Shqipëria dhe Kosova të bashkuara gjithmonë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e 28 Nëntorit në një ceremoni të organizuar nga ambasadori Petrit Malaj, në prag të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, shprehu emocionin që kjo ditë sjell për çdo shqiptar, duke u ndalur te ngjarjet historike që e kanë shënuar këtë datë, si shpallja e pavarësisë në vitin 1912 dhe dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në 1997. Ai theksoi se shqiptarët gjithmonë kanë qenë dhe do të jenë të bashkuar në përpjekjet për të drejtat e tyre.

Haradinaj gjithashtu nënvizoi se identiteti perëndimor është i rrënjosur thellë në qenien shqiptare dhe se bashkimi me familjen evropiane mbetet një synim që do të realizohet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *