Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka bërë të ditur se qyteti po përballet me ndërprerje të ndriçimit publik për shkak të papagimit të faturave të energjisë elektrike.
Për të adresuar këtë problem, është thirrur një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal. Qëllimi i kësaj seance është miratimi i përdorimit të të hyrave vetanake për të mbuluar këto shpenzime.
Idrizi shpjegoi se situata ka ardhur si pasojë e përmbarimit të mjeteve komunale për të plotësuar detyrimet ndaj Kontratës Kolektive. Ai theksoi se Komunës së Vushtrrisë i janë nxjerrë mbi 3.5 milionë euro për vitin 2025, çka përbën më shumë se gjysmën e buxhetit të dedikuar për investime kapitale.
Kryetari siguroi qytetarët se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të normalizuar situatën, duke përfshirë edhe thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për të siguruar fondet e nevojshme për pagesat e faturave të energjisë për ndriçimin publik.

Leave a Reply