Ahmeti: Nuk ka përjashtime nga pagesa për transportin urban

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar diskutimet mbi funksionimin dhe financimin e Trafikut Urban përmes një postimi në Facebook.

Ahmeti ka sqaruar modelin financiar të ndërtuar gjatë mandatit të tij, thekson IndeksOnline. Ai ka shpjeguar se Trafiku Urban u detyrua të siguronte të ardhura për kthimin e kredisë për 51 autobusët e rinj, duke e konsideruar transportin publik si një shërbim publik dhe jo një biznes fitimprurës.

Për këtë arsye, komuna kishte detyrimin të subvenciononte çdo kilometër të operuar, duke mbuluar diferencën midis kostos dhe të ardhurave nga biletat. Ahmeti vuri në dukje se largimi nga pagesa për kategori të caktuara, si pensionistët, kërkonte që komuna të mbulonte këto shpenzime, pasi modeli financiar i ndërtuar me ndihmën e një konsulenti anglez, e kërkonte këtë.

Gjithashtu, ai theksoi rëndësinë e subvencionimit nga buxheti komunal për të motivuar qytetarët të përdorin transportin publik në vend të makinave private. Ahmeti përmendi se modeli i tyre ishte përdorur si shembull nga BERZH, ndërsa marrëveshja për autobusë të tjerë mbetet pezull.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *