Macron: Vendimi për asetet ruse u takon vetëm evropianëve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, theksoi se është përgjegjësi e evropianëve të vendosin mbi përdorimin e pasurive ruse të ngrira, që Donald Trump sugjeron të investohen në projekte amerikane për rindërtimin e Ukrainës.

Macron sqaroi se vetëm vendet evropiane duhet të vendosin për fatin e këtyre aseteve, pasi ato janë nën administrimin e tyre. Në të njëjtën intervistë, ai kritikoi presidentin rus, Vladimir Putin, duke thënë se nuk ka interes për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Ai akuzoi Putinin se vazhdon me sulme kundër civilëve dhe infrastrukturës energjetike, duke e futur popullsinë në kushte të vështira. Sipas presidentit francez, arritja e paqes duhet të fillojë me një armëpushim të menjëhershëm, duke nënvizuar rëndësinë e ndalimit të luftimeve si hap i parë drejt zgjidhjes së konfliktit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *