Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
“Takimi, i planifikuar fillimisht si protokollar, u shndërrua në një bisedë të gjatë dhe përmbajtësore.” – ka shkruar Osmani.
Në këtë rast, Osmani falënderoi Trumpin për interesimin e veçantë që tregoi rreth rolit të pazëvendësueshëm të SHBA-së në Kosovë dhe rajon, si dhe për angazhimin e tij për paqe.
Presidentja Osmani theksoi se miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbeten boshti kryesor i politikës së jashtme të Kosovës, duke shtuar se vendi do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë dhe partneritetit me SHBA-të.

Leave a Reply