Arianit Elshani, përfaqësues i PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka bërë thirrje që fletëvotimet t’u dërgohen votuesve të diasporës sipas rregulloreve të përcaktuara.
Elshani theksoi rëndësinë e përfshirjes së buxhetit për dërgimin e këtyre fletëvotimeve me postë, duke siguruar që çdo votues i regjistruar jashtë vendit t’i marrë ato fizikisht në adresën e tij të banimit. Ai kërkoi që kjo çështje të integrohet në buxhetin aktual të KQZ-së për të garantuar pjesëmarrjen e diasporës në procesin zgjedhor.
Sipas tij, është e domosdoshme që ky mekanizëm të zbatohet për të lehtësuar votimin e qytetarëve kosovarë që jetojnë jashtë vendit.

Leave a Reply