Anëtarja turke e KQZ-së raporton presion dhe mesazhe kërcënuese

Anëtarja e KQZ-së nga komuniteti turk, Müferra Şinik, ka dhënë shenja se është ndjerë nën presion nga kolegu i saj në KQZ, Alban Krasniqi i Vetëvendosjes, lidhur me miratimin e buxhetit për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Pas kërcënimeve të Krasniqit ndaj anëtarëve që mbështetën buxhetin, ai ka përmendur emrin e Şinik dhe ka lënë mbledhjen. Në reagimin e saj, Şinik ka bërë të ditur se ka marrë mesazhe telefonike mbi këtë çështje, por nuk ka zbuluar emrat e dërguesve.

“Kam marrë shumë mesazhe telefonike dje dhe sot,” ka thënë ajo, duke lënë të kuptohet presioni që ka ndjerë. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka shprehur se puna e anëtarëve shpesh përballet me presion.

Më pas, Sami Kurteshi i VV-së e ka pyetur Şinik nëse ai vetë kishte ushtruar presion ndaj saj, por ajo e mohoi këtë. Megjithatë, në pyetjen për presion nga Krasniqi, Şinik nuk e përjashtoi mundësinë, duke kërkuar që të mos i kërkojnë të përmendë emra.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *