Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, organizoi një drekë me rastin e Ditës së Falënderimeve, ku morën pjesë Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Anu Prattipati, dhe stafi i saj.
Ky është viti i dytë që një ngjarje e tillë zhvillohet, me synimin për ta kthyer atë në një traditë të përvitshme. Dreka përfshinte pjata tradicionale që zakonisht konsumohen gjatë kësaj feste, e cila në Shtetet e Bashkuara daton që prej katër shekujsh dhe u shpall festë kombëtare nga Presidenti Lincoln në 1863.
Ky rast ofron një mundësi ideale për të shprehur mirënjohje për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat thellohen vazhdimisht në bazë të vlerave të përbashkëta dhe respektit reciprok. Në kuadër të forcimit të këtyre lidhjeve, Kosova ka vendosur tarifa zero për mallrat amerikane, ka arritur marrëveshje për strehimin e përkohshëm të shtetasve të vendeve të treta dhe ka bërë përparime të rëndësishme në sektorin e mbrojtjes.

Leave a Reply