Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Kosovës, Besnik Bislimi, përmbylli vizitën zyrtare në Berlin me një takim me deputetin e Bundestagut, Adis Ahmetovic.
Gjatë bisedimeve, vëmendja kryesore ishte te integrimet evropiane dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës. Bislimi theksoi rëndësinë e përparimit në këto procese, duke vlerësuar Kosovën si një shembull suksesi, me popullsi të re dhe rritje ekonomike të qëndrueshme.
Ai shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen që deputeti Ahmetovic i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në proceset kyçe për vendin. Këto çështje u diskutuan në një njoftim zyrtar të Zyrës së Kryeministrit.

Leave a Reply