Chelsea dhe Barcelona do të përballen në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, që do të zhvillohet në Stamford Bridge, duke nisur nga ora 21:00.
Të dy ekipet kanë treguar performanca të ngjashme deri tani, me dy fitore, një barazim dhe një humbje secila. Aktualisht, të dyja skuadrat kanë grumbulluar shtatë pikë dhe ndodhen në pozitat 11 dhe 12 në renditje.
Kjo ndeshje është thelbësore për të dy ekipet, duke qenë se fitorja do të ketë rëndësi të madhe për pozicionimin e tyre të mëtejshëm. Trajnerët Enzo Maresca dhe Hansi Flick kanë publikuar tashmë formacionet e skuadrave që do të fillojnë ndeshjen.
Chelsea do të luajë me: Sanchez, Gusto, Fofana, Chalobah, James, Caicedo, Enzo Fernandez, Estevao, Garnacho, dhe Pedro Neto. Ndërsa Barcelona do të zbresë në fushë me: Joan Garcia, Kounde, Cubarsi, Araujo, Balde, De Jong, Eric Garcia, Fermin Lopez, Yamal, Ferran Torres, dhe Lewandowski.

Leave a Reply