Kryebashkiaku Rama kritikon qeverisjen e Kurtit dhe VV-në

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar si autokrat për mënyrën e menaxhimit të buxhetit të shtetit.

Sipas Ramës, Kurti vepron si “i gjithëdijshëm” duke vendosur vetë se si duhet ndarë buxheti, raportoi Reporteri.net. Gjatë një deklarate, Rama e përshkroi partinë Lëvizja Vetëvendosje si një “sekt”, dhe jo si një parti politike, duke theksuar se ata veprojnë sikur të jenë mbi të tjerët.

Ai shprehu shqetësimin se ata mendojnë se janë në një pozicion të lartë dhe vendosin për të gjithë qytetarët, duke përfshirë ata që janë në vështirësi ekonomike. Në një intervistë për RTV Dukagjini, Rama pyeti retorikisht se kush po merr vendime, duke ngritur kështu pikëpyetje lidhur me proceset vendimmarrëse brenda qeverisë dhe rolin e dejtuesve të saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *