Ish-anëtar i VV-së dhe dy analistë bashkohen me LDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë një parti me dyer të hapura për anëtarësime të reja.

Këtë javë, Festim Kabashi dhe Ermal Sadiku iu bashkuan LDK-së. Sipas burimeve të Periskopit, edhe tre analistë pritet të aderojnë në këtë parti.

Midis tyre është ish-deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili pritet të bëhet pjesë e LDK-së. Gjithashtu, profesori dhe analisti Rrahman Paqarizi është në bisedime për t’u bashkuar me partinë.

Analisti Agon Maliqi gjithashtu po shqyrton mundësinë e anëtarësimit. Këto zhvillime tregojnë që LDK-ja po tërheq figura të njohura nga skena politike dhe akademike në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *