Zemaj ka deklaruar se diskutimet brenda LDK-së për koalicionet do të vazhdojnë deri më 7 dhjetor, duke mos u kufizuar nga data 30 nëntor e përcaktuar nga KQZ.
Ai sqaroi se kjo datë për LDK-në nuk është përfundimtare. Gjithashtu, Zemaj u ndal te çështja e buxhetit të RTK-së, duke theksuar se punonjësit nuk kanë marrë pagat për tre muaj dhe sugjeroi mundësinë e huamarrjes për të zgjidhur situatën.
Ai kritikoi qeverinë për vendosjen e militantëve të VV-së në bordet e RTK-së, gjë që, sipas tij, ka ndikuar negativisht në pavarësinë editoriale dhe financimin e televizionit. Zemaj gjithashtu iu drejtua mërgatës, duke i inkurajuar të votojnë dhe të mos lejojnë ndërhyrje politike në procesin e votimit.
Ai bëri thirrje që VV-ja të mos pengojë këtë proces, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në zgjedhje për të ardhmen e vendit. Ai përmendi kontributin e madh të mërgatës në momentet vendimtare për Kosovën.

Leave a Reply