Familja Haziri apel për ndihmë për lirimin nga Serbia

Vajza e Hazir Hazirit, i njohur si Zogu, i cili është arrestuar nga autoritetet serbe për disa muaj, ka bërë thirrje për ndihmë nga shteti i Kosovës për lirimin e tij.

Kaltrina, në një video-mesazh, theksoi se babai i saj, 77-vjeçar, është në gjendje të vështirë dhe pretendon se nuk ka lidhje me akuzat që i janë ngritur. Ajo kërkoi nga institucionet e Kosovës të ndërhyjnë për lirimin e tij, raporton Klankosova.tv.

Ajo shpjegoi se komunikimi me telefon nuk është mundësuar, por familja e ka vizituar disa herë. Gjendja psikologjike e babait të saj është përkeqësuar për shkak të moshës dhe mbajtjes pa prova të qarta.

Përfaqësuesi i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd e ka vizituar Zogun, por situata mbetet e pandryshuar. Familja kërkon nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për lirimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *