Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren Rozeta Hajdari, morën pjesë në edicionin e tetë të Konventës së Industrisë së Drurit 2025, të organizuar nga Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës.
Kjo ngjarje mbledh përfaqësues të ndryshëm për të diskutuar të ardhmen e sektorit të drurit. Në fjalën e tij, Kurti theksoi përkushtimin e qeverisë për të krijuar një mjedis më të favorshëm për bizneset, duke reduktuar pengesat dhe ofruar më shumë mundësi për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zgjerim në tregjet e huaja.
Ai vuri në dukje se Kosova është vlerësuar nga Gallup International si vendi më i sigurt në Evropë, duke e bërë atë një partner të besueshëm për investime. Kurti nënvizoi se Kosova qëndron si lider në rajon për përmirësimin e lirive dhe demokracisë, duke forcuar besimin ekonomik dhe institucional.
Sipas tij, produktet “Made in Kosova” po fitojnë terren në tregjet evropiane dhe rajonale, duke shërbyer si garanci për cilësinë. Ai përfundoi fjalën duke inkurajuar bashkëpunime të reja dhe më shumë inovacion në sektorin e drurit.

Leave a Reply