Prokuroria jep detaje për vdekjen e Festim Isufit, Rina s’dyshohet

Një ngjarje tragjike tronditi Prishtinën më 9 maj, kur dizajneri i njohur kosovar, Festim Isufi, u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën “B”.

Policia e Kosovës informoi se bashkëshortja e tij, Rina Maloku, u plagos lehtë dhe kërkoi ndihmë në një ordinancë dentare. Sipas deklaratave fillestare, dyshohet se plagët ishin shkaktuar nga një mjet i mprehtë, ndoshta thikë.

Prokuroria filloi hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, duke përfshirë marrjen në pyetje të disa personave, por Rina Maloku nuk është e dyshuar. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar raportin e autopsisë dhe është në pritje të provave shtesë.

Ndërkohë, vëllai i viktimës, Lulzim Isufi, ka shprehur dyshime për përfshirjen e një personi të tretë në këtë rast. Pas ngjarjes, qytetarët kishin spekuluar mbi shkaqet e saj, ndërsa Rina reagoi me një mesazh prekës në Instagram.

Prokuroria vazhdon hetimet për të ndriçuar këtë rast të rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *