Basha zhvillon takim me Prattipatin, vlerëson SHBA-n si aleate

Ish-Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka cilësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një aleat të çmuar pas takimit me Anu Prattipati, të ngarkuarën me punë në ambasadën amerikane në Kosovë.

Gjatë këtij takimi, Basha shprehu shqetësimin për mosvotimin e disa çështjeve të rëndësishme në Kuvend, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin. Në bisedë, u diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

Basha theksoi se Kosova ka dëshmuar aftësinë për të organizuar procese zgjedhore të rregullta, ndërsa qytetarët kanë treguar kulturë demokratike të lartë. Ai gjithashtu shfaqi mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së, duke e cilësuar si shembull për vlerat demokratike.

Në përfundim, të dy palët shkëmbyen urime për Ditën e Falenderimeve, një festë e rëndësishme për qytetarët amerikanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *