Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipati, ku fokus i bisedës ishin zhvillimet politike aktuale në Kosovë dhe sfidat ekonomike, duke përfshirë pagat e punëtorëve të RTK-së.
Në komunikatën e Kuvendit theksohet se Basha shprehu zhgënjimin për mosmiratimin e disa çështjeve të rëndësishme, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare, buxhetet komunale, si dhe raportin e RTK-së që do të adresonte çështjen e pagave. Biseda përfshiu gjithashtu rëndësinë e proceseve zgjedhore të lira dhe të drejta, si dhe nevojën për respekt mes partive politike.
Basha vlerësoi se Kosova ka demonstruar aftësi për organizim të zgjedhjeve të rregullta, ndërsa qytetarët kanë treguar kulturë demokratike të lartë. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pandërprerë të SHBA-së, duke e konsideruar këtë vend si një aleat të rëndësishëm dhe model për vlerat demokratike.

Leave a Reply