Më 28 dhjetor, qytetarët e Kosovës do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, një datë e vendosur nga Presidentja Osmani në përputhje me propozimin e LVV-së.
Kjo periudhë pritet të përkojë me praninë e diasporës në Kosovë, e cila do të luajë një rol të rëndësishëm në këto zgjedhje. Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, shprehu për “Gazeta Blic” se diaspora ka kuptuar tashmë natyrën e propagandës së Albin Kurtit, duke vlerësuar se premtimet e tij ishin vetëm një lojë fjalësh për të fituar vota.
Sipas Dedajt, qeverisja aktuale ka degraduar shtetin dhe mbështetet në propagandë dhe intriga. Dedaj e kritikoi ashpër qeverisjen e Kurtit, duke e cilësuar atë si një regjim që ka shkaktuar dëme ekonomike dhe politike në Kosovë.
Ai shprehu besimin se më 28 dhjetor, LVV-ja do të përballet me humbje në zgjedhje, pasi qytetarët dhe diaspora kanë kuptuar realitetin e situatës politike.

Leave a Reply