Në fshatin Popovicë të Zubin Potokut, një person është gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka humbur jetën nga shpërthimi i një granate dore.
Shefi i operacioneve të policisë në veri, Petrit Fejza, konfirmoi për “Indeksonline” se ngjarja mund të jetë rezultat i një vetëvrasjeje. Sipas Fejzës, ngjarja ndodhi më 26 nëntor 2025, rreth orës 16:45, kur policia mori njoftimin për të vdekurin.
Njësitë përkatëse të policisë kryen ekzaminimet në vendin e ngjarjes dhe dyshohet se shpërthimi i granatës ishte shkaku i vdekjes. Aktualisht, rasti po hetohet më tej, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion me urdhër të prokurorit.
Hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Leave a Reply