Hasani: Qeveria mban pushtetin pas shpërndarjes së Kuvendit

Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shprehur shqetësim për situatën e fundit politike dhe institucionale në vend, duke kritikuar Kryeministrin Kurti dhe ministrat e tij si “uzurpatorë të dyfishtë të pushtetit”.

Hasani ka paralajmëruar për mungesën e përkushtimit ndaj respektimit të rendit juridik dhe kushtetues. Ai ka theksuar se qeveria aktuale operon pa legjitimitet të plotë, duke thënë se “tani janë në detyrë, me leje të Bajram Begut, ndërsa dy Kuvende nuk ekzistojnë më, janë shuar”.

Sipas tij, kjo situatë është një sinjal politik i rrezikshëm që tregon për një të ardhme të pasigurt, ku veç rruga do të zgjidhte mosmarrëveshjet në fund. Hasani ka shprehur frikën se nuk ka vullnet për të respektuar ligjin dhe Kushtetutën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *