Kuvendi Komunal i Prishtinës do të zhvillojë sot një seancë të jashtëzakonshme me fokus në diskutimin e mjeteve vetanake dhe planifikimin e buxhetit për vitin 2026.
Mbledhja është planifikuar të nisë në orën 15:00. Kjo iniciativë vije pas disa ditëve të bllokimit të transportit publik, si pasojë e grevës së Trafikut Urban dhe operatorëve privatë, të cilët po përballen me sfida financiare.
Si rezultat, qytetarët janë përballur me vështirësi në qarkullim dhe trafik të rënduar. Seanca e sotme konsiderohet një hap thelbësor për të adresuar këto probleme dhe për të përmirësuar kushtet e jetesës për banorët e Prishtinës.

Leave a Reply