Gëzim Qerimi bashkohet me PDK-në, vlerësohet përvoja e tij akademike

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Gëzim Qerimi është anëtari më i ri i partisë.

Qerimi është profesor i asociuar në Universitetin e Prishtinës dhe sjell me vete një përvojë të pasur në arsim dhe siguri. Hamza vlerësoi kontributin e Qerimit, duke theksuar se ai ka punuar për mbi 17 vite në fushën akademike dhe ka qenë aktiv për 13 vite në institucionet e sigurisë dhe mbrojtjes.

Përveç karrierës profesionale, Qerimi njihet edhe për publikimet e tij në revista ndërkombëtare dhe për angazhimet e tij si lider studentor në të kaluarën. Në një deklaratë të bërë publike, Hamza e përshëndeti Qerimin duke i uruar mirëseardhje në ekipin e PDK-së, duke e cilësuar atë si një aset të çmuar për partinë dhe për vendin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *