Shkenda Dubova Feston Vitin e Par të Martesës me një Vizitë Magjike në Akropol

Shkenda Dubova ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë nga jeta private: përvjetorin e parë të martesës me partnerin e saj, Mentorin.

Çifti ka vendosur të festojë këtë ditë të rëndësishme në një nga vendet më simbolike të botës, Akropolin e Athinës, duke e transformuar kujtimin në një kartolinë romantike që ndërthur historinë me dashurinë.

“1 vit martesë krejt mjaltë, për vitin e dytë rini update,” ka shkruar me humor Shkenda në Instagram, duke treguar se lumturia dhe harmonia e tyre mbeten të paprekura edhe pas një viti bashkëshortor.

Pavarësisht angazhimeve familjare, Shkenda Dubova po dëshmon se ka arritur balancën e përsosur, duke shijuar një karrierë të suksesshme dhe një jetë private të lumtur pranë bashkëshortit të saj.

Një vit dashurie, një vit kujtime dhe cila mund të jetë një vend më i bukur për të festuar sesa mes mrekullive të Akropolit.

A post shared by Shkenda Dubova (@shkendadubova)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *