Qeveria ndan fonde nga kursimet për RTK-në, thotë Kurti

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njoftoi ndarjen e fondeve për Radiotelevizionin e Kosovës (RTK) nga kursimet buxhetore, duke e cilësuar këtë si një zgjidhje të përkohshme dhe të imponuar.

Kurti kujtoi se në gusht u ofrua një zgjidhje e përkohshme duke dhënë një overdraft për RTK, me shpresën se pas konstituimit të Kuvendit dhe formimit të komisioneve parlamentare, do të arrihej një zgjidhje e qëndrueshme. Megjithatë, mungesa e votave të mjaftueshme, për shkak të refuzimit nga partitë e tjera politike, e bëri të pamundur këtë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, kishte treguar më parë disa opsione të tjera për të dalë nga situata. Në këtë kontekst, ndarja e fondeve nga kursimet u bë e domosdoshme.

Kurti e përshkroi këtë veprim si një improvizim të detyruar, pas përpjekjeve të vazhdueshme për të miratuar buxhetin e RTK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *