Kryeministri Kurti: Ushtria jonë është më e fortë se kurrë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën e Forcës, ka vënë në pah zhvillimet e rëndësishme të Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë katër viteve të fundit.

Ai theksoi se gjatë kësaj periudhe janë investuar mbi 430 milionë euro në armatim dhe pajisje, duke transformuar ushtrinë e Kosovës nga një forcë më e dobët se Policia e Kosovës në një ushtri të pajisur me teknologji të avancuar. Kurti përmendi se ushtria tashmë është e pajisur me dronë të avancuar si Skydagger dhe TB-2 Bayraktar nga Turqia, si dhe me sistem anti-tank Javelin dhe helikopterë Black Hawk nga SHBA.

Një fabrikë e re për prodhimin e municionit dhe dronëve “Made in Kosova” është gjithashtu në plan. Ai nënvizoi rëndësinë e një ushtrie të fortë për të ardhmen e brezave të rinj, duke siguruar një mjedis të sigurt dhe paqësor për zhvillim.

Në përmbyllje, Kurti shprehu mirënjohje për aleatët e Kosovës, NATO-n dhe SHBA-në, si dhe për të gjithë anëtarët e Forcës së Sigurisë që kontribuojnë për sigurinë e vendit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *