Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se rafineria e Naftës së Serbisë (NIS) pritet të mbyllet në fundjavë, për shkak të mungesës së një licence nga Shtetet e Bashkuara.
Ai bëri të ditur se nuk ka asnjë sinjal nga SHBA-ja lidhur me rifillimin e prodhimit të naftës, gjatë një deklarate të përbashkët me kryeministrin hungarez, Viktor Orban. Vuçiq tha se Beogradi po pret miratimin nga OFAC për dhënien e licencës, por vendimi përfundimtar varet nga Departamenti i Shtetit.
Ndërsa situata mbetet e paqartë, ai siguroi qytetarët se furnizimet me energji dhe ngrohje nuk do të ndërpriten. Presidenti kujtoi se për 50 ditë asnjë litër nafte nuk ka kaluar përmes naftësjellësit Janaf, por pa pasoja për Serbinë.
NIS është në listën e sanksioneve të SHBA-së për shkak të pronësisë së saj me shumicë ruse, që lidhet me përpjekjet për të penguar financimin e luftës në Ukrainë.

Leave a Reply