Presidentja Osmani viziton Shkodrën në kuadër të Ditës së Flamurit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur vizitën e saj zyrtare në Shkodër, ku është pritur nga Kryetari i Bashkisë, Benet Beci.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të festimeve për Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor. Gjatë qëndrimit të saj, Presidentja Osmani do të vizitojë Muzeun “Marubi” dhe Muzeun e Kujtesës, ku planifikon të ketë një takim të veçantë me përfaqësues të komuniteteve fetare.

Gjithashtu, ajo do të takohet me gratë intelektuale të Shkodrës në hollin e Hotel Golden Palace. Pas takimit të saj me Kryetarin e Bashkisë, Presidentja do të mbajë një deklaratë për mediat, ku pritet të diskutojë temat kryesore të vizitës dhe objektivat e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Vizita e Presidentes në Shkodër do të përfundojë me pjesëmarrjen në darkën tradicionale “Sofra Shqiptare” dhe në Koncertin Festiv që zhvillohet në sheshin pranë Bashkisë, duke shënuar kështu përmbylljen e aktiviteteve festive për Ditën e Pavarësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *