KFOR ka bërë të ditur se ushtarët turq në kuadër të misionit të tyre në Kosovë, kanë zhvilluar stërvitje intensive për kontrollin e turmave dhe menaxhimin e trazirave.
Këto ushtrime janë realizuar në bashkëpunim me instruktorë nga Hungaria. Ushtarët nga Batalioni i Forcës së Rezervës Operacionale (ORF) kryejnë stërvitje të përditshme në gjithë territorin e Kosovës.
Nën udhëheqjen e instruktorëve hungarezë të Batalionit të Rezervës Taktike të KFOR-it (KTRBN), trupat përfunduan ushtrime intensive për të rritur gatishmërinë dhe aftësinë për të marrë vendime të shpejta në kushte presioni. Këto stërvitje janë të rëndësishme për të garantuar reagime të qeta dhe të koordinuara në situata sfiduese, duke kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë.
KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke punuar ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX për të siguruar lirinë e lëvizjes dhe sigurinë në rajon.

Leave a Reply