Mbetjet mbulojnë Mitrovicën pas ndërprerjes së kontratës së pastrimit

Ndërprerja e kontratës midis Kompanisë Regjionale për Menaxhimin e Mbeturinave “Uniteti” dhe Komunës së Mitrovicës ka nisur të ndikojë negativisht në këtë qytet.

Në qendër të Mitrovicës, shportat e mbeturinave janë mbushur tej mase, ndërsa pamjet e së enjtes tregojnë qese të zeza mbeturinash të hedhura përreth tyre, ende të papastruara. Kontrata midis KRM “Uniteti” dhe Komunës së Mitrovicës, e cila përfshinte larjen dhe fshirjen e rrugëve, si dhe largimin e deponive ilegale, ka përfunduar në tetor 2025.

Njoftimi përfundimtar nga kompania thekson se, pavarësisht përpjekjeve të tyre, marrëveshja nuk është vazhduar nga Komuna. Nga data 25 nëntor 2025, KRM “Uniteti” ka bërë të ditur se nuk do të ofrojë më këto shërbime.

Ndërkohë, Komuna e Mitrovicës, e drejtuar nga kryetari në largim Bedri Hamza, ende nuk ka reaguar publikisht për këtë situatë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *