Dronë misteriozë vërehen pranë bazës detare kryesore të Suedisë

Banorët e Karlskronas në Suedi kanë raportuar se kanë vërejtur dronë të paidentifikuar duke fluturuar pranë bazës kryesore detare të vendit, një pikë strategjike në Detin Baltik.

Forcat e sigurisë u angazhuan për të ndërhyrë dhe tentuan të ndalonin këto pajisje fluturuese, por ato u larguan përpara se të mund të kapeshin ose të identifikoheshin.

Ky incident ka shkaktuar shqetësime të mëdha për sigurinë kombëtare, pasi ekziston mundësia që këto fluturime të jenë pjesë e një misioni spiunazhi ose testimi të mbrojtjes ajrore. Autoritetet suedeze kanë filluar hetimet për të zbuluar origjinën dhe qëllimin e dronëve, ndërsa kanë paralajmëruar për masa shtesë për të forcuar mbrojtjen e rajonit, raportojnë mediat suedeze.

Në një kohë kur aktiviteti i dronëve pranë objekteve ushtarake në Evropë po rritet, siguria dhe kontrolli i hapësirës ajrore mbeten prioritet i lartë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *