Ekspertja e sigurisë Janina Ymeri ka deklaruar se më 28 Nëntor, Kosova do të furnizohet me energji elektrike nga kompania e Vuk Hamoviqit, e cila ndodhet në Serbi.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Ymeri tregoi se, ndonëse zyrtarisht thuhet se Kosova nuk merr energji nga Serbia, faktet në doganë tregojnë të kundërtën. Ajo vuri në dukje se energjia elektrike zakonisht vjen nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, për shkak të mungesës së shkëmbimeve tregtare me Serbinë.
Megjithatë, nesër energjia do të vijë nga kompania “EFTE” e Hamoviqit. Ymeri shpjegoi edhe me dokumente se si do të realizohet furnizimi, duke përmendur edhe fituesit e ankandeve publike të energjisë.
Gjatë diskutimit, ajo theksoi se kompania “EFT” në Rumani është ndëshkuar për bllokimin e kapaciteteve të energjisë, ndërsa në Kosovë licenca e saj nuk është pezulluar nga ZRrE-ja. Sipas Ymerit, kjo paraqet një precedent problematik për sistemin energjetik të vendit.

Leave a Reply