Në ambientet e Dhomës së Lordëve në Londër, u mbajt një pritje për të nderuar kontributin e shqiptarëve nga Shqipëria dhe Kosova në jetën ekonomike, publike dhe akademike të Mbretërisë së Bashkuar.
Kjo ngjarje u organizua nga Dhoma e Tregtisë Britani–Kosovë, Dhoma e Tregtisë Britani–Shqipëri dhe Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare, me ftesë të Lord Mann dhe praninë e personaliteteve të ndryshme. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Drejtues Politik për Diasporën, i cili theksoi kontributin e rëndësishëm të komunitetit shqiptar në Britani.
Ai vlerësoi punën dhe përkushtimin e këtij komuniteti, duke sjellë shembuj të integrimit të tyre në sektorë të ndryshëm. Balla theksoi se shqiptarët janë kontribuues neto në ekonominë britanike dhe se bashkëpunimi mes autoriteteve ka ulur emigracionin ilegal.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e ndarjes së aktiviteteve kriminale nga komunitetet që punojnë ndershëm. Në mbyllje, ai përcolli urime për festat kombëtare të Shqipërisë, duke falënderuar për kontributin dhe përkushtimin e shqiptarëve në Britani.

Leave a Reply