Kosova shpenzon mbi 220 milionë euro për import të energjisë

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri, ka deklaruar se Kosova ka shpenzuar mbi 220 milionë euro për importin e energjisë elektrike vetëm gjatë këtij viti.

Kjo shifër e lartë e tejkalon ndjeshëm importet e viteve të mëparshme dhe është e paparashikueshme, ka theksuar Ymeri gjatë një interviste në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova. Ajo ka vënë në dukje se furnizimi me energji elektrike në Kosovë ka qenë më i qëndrueshëm në të kaluarën.

Si shembull, Ymeri përmendi raste kur kostoja e bartjes së energjisë ka kaluar 1 milion euro në vetëm një ditë, duke e konsideruar këtë si tepricë të rëndë. Duke folur për të ardhmen e afërt, Ymeri parashikon që vetëm nesër, shpenzimet për importin e energjisë mund të arrijnë në 300 mijë euro, duke nxjerrë në pah sfidat e vazhdueshme në sektorin e energjisë në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *