Në qytetin e Vushtrrisë ka ndodhur një incident i rëndë, ku një vajzë 17-vjeçare ka mbetur e plagosur.
Sipas informacioneve të siguruara nga Veriu.info, e reja, e identifikuar si E. V.
(emër i njohur për redaksinë), është transportuar për ndihmë mjekësore në departamentin e emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht gjatë një shkëmbimi zjarri mes disa personave të përfshirë në një konflikt.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e plota të incidentit për të sqaruar detajet e ngjarjes.

Leave a Reply