Përkujtohet Ditëlindja e Heroit Kombëtar Adem Jashari

Adem Jashari, figura e shquar e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të festonte 70-vjetorin e lindjes sot.

Jashari, i lindur më 28 nëntor 1955 në Prekaz të Skenderajt, ishte djali i tretë i Shaban dhe Zahide Jasharit. Ai bashkë me vëllanë e tij, Hamzën, luajtën rol të rëndësishëm në luftën kundër forcave serbe.

Pas ndërprerjes së institucioneve kosovare në vitin 1990, Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) nisi përpjekjet për organizim ushtarak. Në nëntor të vitit 1991, një grup aktivistësh udhëtuan në Shqipëri për trajnim ushtarak.

Shërbimet sekrete serbe zbuluan grupin dhe ndërmorën një aksion policor-ushtarak më 30 dhjetor të po atij viti, duke e detyruar grupin të kalonte në ilegalitet. Gjatë viteve 1997 dhe 1998, UÇK-ja intensifikoi aksionet kundër forcave serbe, duke përfshirë sulmin e shtatorit në disa stacione policore.

Lufta kulmoi me betejën e Rezallës së Re në nëntor 1997, ku Jashari dhe luftëtarë të tjerë rezistuan me sukses ndaj një sulmi të madh serb. Në mars 1998, policia serbe sulmoi shtëpinë e Jasharëve në Prekaz, duke shkaktuar një betejë që zgjati tri ditë dhe që njihet si Epopeja e UÇK-së.

Në nder të tij, ish-presidenti Fatmir Sejdiu e shpalli Adem Jasharin Hero të Kosovës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *