Në Ditën e Flamurit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ndodhet në Shqipëri për të festuar këtë moment historik.
Ajo theksoi rëndësinë e flamurit të ngritur 113 vjet më parë në Vlorë, duke e cilësuar atë si një simbol të historisë së përbashkët dhe bashkimit të shqiptarëve në kohë sfidash. Osmani vuri në dukje se, duke ngritur flamurin kuqezi sot, nderojmë jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, por edhe sakrificën e kombit, që shtrihet nga Vlora në Prishtinë, nga Shkodra në Shkup, si dhe në komunitetet shqiptare në mërgim.
Ajo e quajti flamurin një udhërrëfyes drejt një të ardhmeje më të mirë dhe evropiane. Në urimin e saj për përvjetorin e 113-të të Pavarësisë, Presidentja Osmani përfundoi me fjalët: “Gëzuar 113-vjetorin e Pavarësisë!
Rroftë flamuri kuqezi! Rroftë kombi shqiptar!”

Leave a Reply