Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se fundjava në Kosovë do të jetë e karakterizuar nga mot me reshje shiu dhe bore.
Të shtunën, 29 nëntor, pritet që qielli të jetë kryesisht i mbuluar me re, me reshje shiu të përzera me borë në disa zona, ndërsa në viset malore priten reshje bore. Temperaturat minimale do të sillen nga -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 1 deri në 3 gradë Celsius.
Të dielën, moti do të vazhdojë të jetë i vranët. Temperaturat minimale pritet të jenë mes -1 dhe 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 2 deri në 5 gradë Celsius.
Parashikimi për këto dy ditë tregon një fundjavë të ftohtë dhe me kushte të paqëndrueshme atmosferike.

Leave a Reply