Personi i zhdukur në Livoç gjendet i pajetë pas një dite kërkimesh

Një person që u raportua i zhdukur një ditë më parë është gjetur i vdekur në pendën e fshatit Livoç, Gjilan.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Ekipet e specializuara të zhytësve nga Forca e Sigurisë së Kosovës zbuluan trupin të premten gjatë kërkimeve intensive.

Sipas Valon Osmanit, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, trupi i pajetë u gjet më 28 nëntor 2025 rreth orës 12:45. Mjekët në vendngjarje konfirmuan vdekjen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Raporti 24-orësh i Policisë zbuloi se zhdukja u raportua nga vëllai i viktimës.

Ai kishte gjetur veturën e të ndjerit, së bashku me disa rroba dhe telefonin, pranë pendës së fshatit Livoç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *