Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, njoftoi me krenari se sot, më 28 Nëntor, është bërë baba i një djali të quajtur Gegë.
Në një postim në Facebook, ai e përshkroi këtë ngjarje si një kujtim të bukur që sjell shpresë dhe vazhdimësi në jetë. Ai theksoi se emri i të porsalindurit mbart traditën dhe dialektin e veriut, ndërsa vajza e tij, Toska, përfaqëson atë të jugut, duke simbolizuar bashkimin e shqiptarëve kudo që ndodhen.
Me fjalët “Mirë se erdhe, bir, në një ditë që u përket të gjithë shqiptarëve, e prej sot edhe ty,” Altini uron gjithë shqiptarët, duke i përcjellë Festat e Nëntorit.

Leave a Reply