Në Ditën e Flamurit Kombëtar, në fshatin Garanë të Kërçovës, është zbuluar shtatorja e heroit kombëtar, Skënderbeut.
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, e cilësoi këtë monument si një simbol të përhershëm të lirisë, qëndresës dhe krenarisë së popullit shqiptar. Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, theksoi rëndësinë e këtij momenti, duke e lidhur me ditën që ngjall emocionet më të forta për shqiptarët, përkujtues i rrugës së sakrificave që kanë kaluar.
Në të njëjtën ditë, u zhvilluan homazhe pranë monumentit të Nënës Shqiptare në Zajaz, i cili simbolizon përkushtimin dhe sakrificën e grave shqiptare ndër shekuj. Ahmeti vuri në dukje se nderimi për heroin kombëtar dhe për nënën është një kujtesë e çmuar për lirinë dhe identitetin tonë, të trashëguar nga breza që sakrifikuan për të ardhmen.

Leave a Reply