Albin Kurti, kryeministri në detyrë dhe udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, e ka shënuar Ditën e Flamurit me një urim në rrjetet sociale, por nuk ka marrë pjesë në aktivitete publike.
Në Prekaz, ku u zhvilluan homazhe te kompleksi i Jasharajve, nderimet u udhëhoqën nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i shoqëruar nga disa figura të tjera politike si Besnik Bislimi dhe Mimoza Kusari Lila. Në Shqipëri, ku festimet u shënuan me praninë e presidentes Vjosa Osmani, morën pjesë edhe politikanë të tjerë, por Kurti nuk ishte i pranishëm.
Nga zyra e tij nuk është lëshuar asnjë deklaratë zyrtare lidhur me axhendën e tij për këtë ditë, duke lënë të paqartë se ku e ka kaluar festën e 28 Nëntorit.

Leave a Reply