Sasa shpjegon deklaratat pas polemikave dhe kërcënimeve

Në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, hyrja e Labinot Rexhës ka shkaktuar tensione mes banorëve.

Një përplasje e ashpër ka ndodhur me Sasën, e cila e ka kërcënuar Rexhën duke i thënë: “Ta thej shishen kres”. Në një moment tjetër debati, kur Rexha përmendi gjyshen e Sasës, ajo reagoi me një deklaratë që ngjalli polemika në rrjetet sociale: “Gjyshja ime serbe i ka palu 10 shqiptare”.

Gjatë transmetimit të fundit, Sasa u përpoq të sqarohej, duke theksuar se vjen nga një familje e respektuar. Ajo shpjegoi se komentet e saj u drejtuan ndaj tipave si Labi.

Sasa gjithashtu kritikoi Rexhën për një veprim që e quajti jonjerëzor, duke e përshëndetur atë me “mirëmëngjesi Sasha”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *